NBA: Biletat për All-Star Game me çmime marramendëse

14 shkurt 2020 | 22:11

Vikendi i ‘All-Star’ në NBA pritet të ketë vetëm spektakël, por për ta parë këtë spektakël nga afër duhen shumë para.

Biletat për vikendin e ‘All-Star’ i cili do të zhvillohet në Chicago, do të kenë çmime shumë të larta.

‘Usatoday’ raporton se një mesatarja për një biletë do të sillet deri në 1934.47 dollarë, përcjell lajmi.net.

Kjo shifër do të eklipsonte atë të ‘All-Starit’ të vitit 2018, e cila kapte shifrën e 1743.73 dollarëve (mesatarisht).

Biletat për ‘All-Starin’ e këtij vikendi do të nisin nga çmimi më i lirë, 713 dollarë.

Këto çmime sigurisht se janë shumë të larta, por nuk pritet të afektojnë prezencën në palestrën e Chicagos./Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së ka thënë se kryeministri Albin…