
NBA firmos kontratën e re për 75 miliard dollarë
21 shtator 2021
| 16:55
Drejtuesit e NBA-së janë të gatshëm të firmosin kontratën e re për të drejtat televizive e cila do të kapë shifrat prej 75 miliardë dollarëve.
Shuma do të “konsumohet” brenda tri vjetëve, duke filluar nga sezoni 2024/25. Nëse marrëveshja firmoset, kjo do të thotë se NBA do të marrë 3 herë më shumë në krahasim me marrëveshjen e fundit, ku arkëtoi “vetëm” 24 miliardë dollarë.
Kjo rritje e të drejtave televizive do të ketë një impakt ndaj kufizimit të pagave të basketbollistëve, nga e cila bazohen të ardhurat e përgjithshme nga basketbolli. Njëkohësisht ky është lajmi i mirë për basketbollistët dhe yjet e mëdha të cilat së shpejti mund të kalojnë barrierën e 300 milionë dollarëve gjatë firmosjes së kontratave të reja.