NBA hap dyert për tifozët

12 nëntor 2020 | 13:06

NBA synon t’i rikthejë spektatorët në stadiume për t’i ndjekur ndeshjet për sezonin e ri 2020-2021 që do të nisë më 22 dhjetor.

Gjithsesi, prania e tyre do të jetë e limituar dhe në varësi të kapacitetit të stadiumit. Ideja e komisionarit Adam Silver është që numri i tifozëve të jetë nga 25 deri në 50 % të kapacitetit të stadiumit. Të gjithë tifozët do të qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri dhe do të mbajnë maskë.

Para ndeshjes tifozëve do t’u matet temperatura dhe të gjithë do të jenë të identifikuar nga klubet pritëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Poeti, prozatori dhe eseisti Adem Gashi (1953) ka publikuar librin…