NBA në kaos prej Covid-19

17 dhjetor 2021 | 15:04

Situata me pandeminë Covid-19 po bëhet gjithnjë e më alarmante në NBA, teksa janë shtuar rastet e basketbollistëve që kanë dalë pozitivë.

Deri më tanë shtyrë vetëm dy ndeshje, por ka gjasa që të tjera të anullohen këtë fundjavë e ditët në vijim. Gjashtë skuadra konsiderohen si vatra të nxehta: Chicago Bulls (8 lojtarë), Lakers (5 lojtarë), Brooklyn Nets (7 lojtarë), Milwaukee Bucks (4 lojtarë), New York Knicks (4 lojtarë) dhe Sacramento Kings (4 lojtarë dhe trajneri).

Në këto ekipe ka të paktën nga 4 lojtarë pozitivë me koronavirus, të cilët kanë hyrë në karantinë, duke respektuar protokollin. Orët e fundit pozitivë me Covid-19 janë konfirmuar edhe disa nga yjet e NBA-së si Giannis Antetokounmpo, Russell Westbrook, DeMar DeRozan e James Harden.

Disa skuadra kanë mbyllur qendrat stërvitore dhe zyrat, në pritje që situata të përmirësohet, ndërkohë që vetë NBA ka intensifikuar testet anti-Covid, deri në dy në ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Halil Thaçi ka dhënë të premten betimin si deputeti më…