NBA në zi, ndahet nga jeta basketbollisti 37-vjeçar
Është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare Anthony Johnson, një lojtar me një karrierë të shkurtër basketbollisti, por një moment historik në kampionatin e universiteteve.
Lajmi për vdekjen e Anthony Johnson ka përhapur zi në basketbollin amerikan. Ish-asi i NCAA dhe Montana Grizzlies kishte qenë në gjendje kritike që kur pësoi një goditje masive gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së tij më 21 tetor. Johnson dhe gruaja e tij kanë tre fëmijë së bashku dhe një tjetër që do të lindë së shpejti.
Johnson nuk pati një karrierë të gjatë basketbollisti dhe nuk njihet për publikun e gjerë, por në Amerikë ishte ylli i një momenti historik që nuk harrohet kurrë. Në vitin 2010, ai la në hije yllin e NBA-së, Damian Lillard në finalen e Big Sky Tournament për të hyrë në Turneun Final të NCAA.
Johnson shënoi 42 pikë kundër yllit aktual të Bucks, Weber State, duke e çuar ekipin e tij në një kthesë të pamundur për të fituar përfundimisht më pas me shifrat 66-65.