NBA nis javën e fundit të sezonit të rregullt, ja renditja dhe 10 ekipet që janë eliminuar nga gara

09 prill 2024 | 12:09

Sezoni i rregullt në NBA po shkon drejt fundit, teksa do të luhet edhe përgjatë kësaj jave para se të vendoset fati i skuadrave që do të vazhdojnë në fazën “play-off”. Boston Celtics ka siguruar matematikisht vendin e parë në Konferencën e Lindjes dhe të drejtën e zhvillimit të më shumë ndeshjeve në fushën e tij.

Ndërsa në Perëndim gjithçka është ende e hapur, me tri skuadra që ndahen nga një fitore mes tyre. Në këtë kah të NBA-së gjithçka do të vendoset me “fotofinish”. Në Perëndim është e hapur edhe gara për “play-off”-in, ku 5 ekipe luftojnë për vendin e gjashtë dhe të fundit që të kualifikon mes 6 më të mirave.

Siç dihet, 6 skuadrat e para shkojnë direkt në çerekfinalet play off, në të dy Konferencat. Ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 7-10 do të luajnë në play in për të siguruar dy biletat e fundit në secilën Konferencë. Në të dyja Konferencat janë zyrtarizuar edhe skuadrat që i kanë thënë lamtumirë turneut.

Në Konferencën e Lindjes, ekipet e Brooklyn, Toronto, Charlotte, Washington e Detroit janë eliminuar. Ndërsa në Perëndim, ekipet që i kanë thënë “lamtumirë” fazës “play-off” janë Houston, Utah Jazz, Memphis, Portland dhe San Antonio. Faza play in do të luhet më datat 16-19 prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina është gati të mirëpresë lojtarët e pingpongut nga e…