N’brigje t’Açarevës, poezi për komandant “Drenicën”
14 maj 2020
| 13:21
Tahir Desku
N’BRIGJE T’AÇAREVËS
(Për Avni Beqirin)
Malet lindin lisat
Malet po shkrijnë borë
Lindi UÇK-ja me armët në dorë
Hej Avni Beqiri
Hije t’paska mali
N’brigje t’Açarevës
Jep betimin djali:
Jam Drenicë e jam Kosovë
Jam Preshevë e jam Tetovë
Historia na ndau ne
Nën një qiell me tre atdhe
Kush po i ndez zjarret n’lëndinë
Avni djali me martinë
Po mbjell lule ndër ograja
Avni djali me mortaja
Nëpër natë po i hap shtigjet
Po ia lidh atdheut brigjet
Në jetë n’vdekje po bën be
Veç një qiell e një atdhe
Hyr n’këngën time
N’lule te petale
Një jetë e ke n’qiell
Tjetrën ke ndër male
Ku je Avni trimi
Hije t’ka lavdia
T’mbeti syri hapur
Andej nga Çamëria
Përzgjodhi: B. D.: Epoka e re