Ndahen 100 mijë euro për Parkun e Dëshmorëve në Suharekë
15 shtator 2020
| 12:48
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancim në Parkun e Dëshmorëve në Suharekë.
Ai ka thënë se kontributi me jetë për të çliruar Kosovën, bën që edhe vendi ku prehen dëshmorët të jetë i rregulluar dinjitetshëm dhe bukur.
“Kështu do të jetë në Suharekë. Komuna tashmë ka kryer punë në atë park dhe ende do të investojë, teksa Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do ta ndihmojë me 100 mijë euro”, ka thënë ministri Kuçi.
(Q.R / Epoka e re)