
Ndahen 100 motokultivatorë për fermerët e Drenasit
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZhR), ka bërë shpërndarjen e 100 motokultivatorë për fermerët e Drenasit.
Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim e pemëve dhe perimeve, si dhe do të ndikojnë në zgjerimin e sipërfaqeve.
Shpërndarja e motokultivatorëve është në vazhdën e përkrahjes së Komunës së Drenasit, përkatësisht DBPZh-së për fermerët e Drenasit.
Përzgjedhja e tyre është bërë në mënyrën transparente, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në konkurs.
Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, është shprehur se projektet e tilla në të mirë të fermerëve do të vazhdojnë, në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe cilësia e prodhimtarisë bujqësore.
/Epoka e re/