Ndahen 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë për subvencione dhe transfere

04 shkurt 2021 | 12:38

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka njoftuar se janë ndarë 12 milionë euro Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Hoti me anë të një shkrimi në “Facebook”, tregoi se kjo shumë është ndarë për subvencione dhe transfere. “Qeveria në detyrë vazhdon të kryej me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i sajë. Në takimin online Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimet midis tyre: 10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi. Me 200 mijë euro do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet. Qeveria ka ndarë 12 milion euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere. Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi”, njofton Hoti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah…