Ndahen 200 mijë euro për lapidarin e UÇK-së në Sllupçan
10 qershor 2021
| 18:37
Lapidarin për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) do ta ndërtojë komuna e Likovës, në fshatin Sllupçan, shkruan portali Plusinfo, transmeton gazeta LAJM. Në faqen e internetit të Byros për prokurime publike tashmë është publikuar marrëveshja mes komunës dhe kompanisë e cila do të kryejë punimet, e cila në afat prej 6 muajsh duhet të kryej punimet, që duhet përfundojnë deri më 25 nëntor.
Marrëveshja kap vlerën e 12.115.109 milion denarë ose rreth 200 mijë euro. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe përfaqësuesit e pushteti lokal muajin e kaluar shënuar përvjetorin e 20 të luftës së UÇK-së, tek varrezat e dëshmorëve në Sllupçan ku është planifikuar të ngritët lapidari, i cili duhet të inaugurohet më 28 nëntor të këtij viti.