
Ndahen 25 mijë euro për aktivitetet e ‘Epopesë së UÇK-së’ në Dukagjin
26 shkurt 2019
| 15:08
Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka bërë me dije se kanë ndarë 115 mijë euro për Komisionin shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror.
“Zyra e Kryeministrit ka pranuar një kërkesë mbi 115 mijë euro për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror”, ka thënë Haradinaj.
Qeveria e Kosovës ka ndarë edhe 25 mijë euro për mbulimin e aktiviteteve me rastin e shënimit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” në Dukagjin.
“25 mijë e 170 euro, propozohet të ndahet nga kategoria e rezervave”, ka deklaruar Haradinaj .
Gjithashtu, Qeveria ka ndarë 170 mijë euro janë ndarë për financimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.