Ndahen 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës
20 korrik 2022
| 12:19
Qeveria e Kosovës i ka ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kërkuar që të votohet kjo masë mbështetëse, e cila është përkrahur edhe nga ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.