Ndahen 30 mijë euro për ceremonitë shtetërore për Adem Demaçin
28 gusht 2018
| 16:40
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë eurosh për organizimin e ceremonive shtetërore pas vdekjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Këtë vendim e ka bërë me dije kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se këto mjete do të ndahen nga kategoria e rezervave.
Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi ka ndërruar jetë më 26 korrik. Ai është varrosur me ceremoni shtetërore.