Ndahen 471 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri
18 prill 2019
| 12:45
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendin që të ndajë 471 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.
Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të organizohen më 19 maj në Mitrovicën e Veriut, në Zubin Potok, në Leposaviq dhe në Zveçan.