Ndahen 50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, dhe kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin e pastrimit të mbetjeve të azbestit përreth lumit Lepenc.
Matoshi me këtë rast bërë me dije se për vazhdimin e këtij projekti do të ndahen 50 mijë euro.
“Sapo nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për financimin e një projekti që ka të bëjë me largimin e azbestit përreth lumit Lepenc. Nuk do të kursehemi asnjëherë në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm. Me kryetarin u dakorduam të vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në vitin e ardhshëm”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, projekti do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm
Projekti për largimin e mbetjeve të azbestit në këtë komunë ka filluar vite më parë, mirëpo për shkak të moskryerjes së punëve, kompanisë së kontraktuar i është ndërprerë kontrata.