Ndahen 7.5 milionë euro për pagesa shtesë për ndihmat sociale
28 shtator 2020
| 10:31
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha se, kjo ndarje është për muajt tetor-dhjetor 2020.
“Ndahen 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë kryhet në baza mujore me pagesën e rregullt të skemës sociale”, u shpreh Bajrami.
Në këtë mbledhje Qeveria ka ndarë edhe 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.
Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për dyfishimin e subvencioneve për bujqit.