Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek ‘Ujëvara e Mirushës’
14 maj 2024
| 15:22
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është pritur të martën në takim nga kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati.
Me këtë rast, Durmishi dhe Kastrati kanë nënshkruar një memorandumi mirëkuptimi për financimin e projektit të infrastrukturës, që kap vlerën e 697 mijë euro.
“Këto mjete i kemi dedikuar për projektin e rëndësishëm të realizimit të rrugës që të shpie tek ‘Ujëvara e Mirushës”, ka njoftuar Durmishi.