Ndahen çmimet për gazetarët më të mirë të sportit

17 mars 2022 | 16:42

Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gazetarët më të mirë të sportit “Çmimet Ali Shala 2021”, organizuar nga Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.

Faton Polisi mori çmimin për kronikën më të mirë televizive në sport, Kemajl Goca – shkrimi më i mirë, Shpend Ahmeti – fotografia më e mirë dhe Eljona Patriku u zgjodh raportuesja më e mirë e re në sport. Çmimin për vepër jetësore e mori gazetari Gani Begu, ndërsa çmimi post-mortum iu nda kontribuuesit të madh të hendbollit të Kosovës, Ahmet Hysenaj – Petrova.

Ministri Çeku ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë që gazetarinë sportive MKRS-ja e konsideron partner të rëndësishëm në zhvillimin e politikave dhe në avancimin e tërësishëm të sportit. Në këtë ngjarje morën pjesë krerët e sportit dhe të gazetarisë sportive në Kosovë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, Leonard Tase, këshilltar i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, drejtuesit e SGGSK-së të udhëhequr nga gazetari Edmond Thaçi, Dekani i Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës, Musa Selimi, gazetarët e mirënjohur, Defrim Methasani e Altin Sulçe, Shaban Sinani, përfaqësues të organizatave sportive dhe gazetarë sportiv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…