Ndahen çmimet Vangjush Gambeta 2020”, fitues edhe nga Kosova
Është bërë të premten në Tiranë ndarja e çmimeve vjetore për raportimin më të mirë në ekonomi “Vangjush Gambeta 2020”, për gazetarët e ekonomisë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. dhe është kremtuar 15 vjetori i themelimit të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH).
Në konkursi janë përfshirë shkrimet më të mira ekonomike të botuara në shtypin e shkruar të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë.
Duke folur ne emër ë Japan Tabacco International, e cila plotë 13 vjet, që nga themelimi përkrah këtë manifestim, Përparim Tushaj theksoi se çmimet e sivjetme “Vangjush Gambeta” po mbahen në kushte jo të zakonshme. “Puna juaj si gazetarë është gjithnjë sfiduese, në veçanti e juve që keni ekonominë si fokus të përditshëm, ekonominë e cila gjithashtu po vuan ndikimin më të madh në vite nga kriza e shkaktuar prej Covid.
Japan Tobacco International ka qenë vazhdimisht në mbështetje dhe ka inkurajuar Unionin e Gazetarëve Shqiptarë që të ndihmojë gazetarinë ekonomike në gjuhën shqipe me synimi promovimin e transparencës dhe integritetit të politikave publike, si dhe rritjen ekonomike e disiplinën fiskale”, tha Tushaj.
Vlerësoi se gazetarët të cilët përcjellin ekonominë ishim mbështetja legjitime e bizneset në luftën për një klimë më të mire, për sisteme rregulatore, luftën ndaj informalitetit dhe ekonomisë jorormale. “Vitet në vazhdim do të jenë gjithnjë e më sfiduese për punën tuaj të palodhur dhe profesionale, kështu që ju urojmë juve dhe vendeve tona prosperitet dhe ta kalojmë me sa më pak dhimbje krizën pandemike të Covid 19”, tha Tushaj.
Me vendimin e jurisë profesionale çmimet karriera iu është ndarë Robert Goro, Athinë dhe Enver Robeli Kosovë.
Fitues të edicionit 2020 janë shpallur Luljeta Progri, Ornela Manjani nga Shqipëria, Lulzim Ahmeti nga Kosova dhe Destan Jonuzi nga Maqedonia e Veriut.
Reporter i vitit u shpall Erion Skendaj, ndërsa për raportimin më të mirë të vitit Julifsan Kasapi.
Për ndryshim nga vitet e mëparshme sivjet ky event është mbajtur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave të rrepta kufizuese Antikovid.
Duhet theksuar se pandemia kufizoi pjesëmarrjen e lartë në ceremoni, por jo edhe prurjet e gazetarëve pjesëmarrës të cilët vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.