Ndahen çmimet Vangjush Gambeta për gazetarinë ekonomike
Unioni i Gazetarëve Shqiptar (UGSH) sot në Tiranë në prezencën e presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, përkrahur nga JTI u organizua edicioni i 15 i ndarjes së çmimeve Vangjush Gambeta për gazetarinë ekonomike për gazetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut..
Duke iu drejtuar të pranishmëve presidenti Begaj vlerësoi lartë kontributin e Unionit të Gazetarëve Shqiptar dhe gazetarëve në përgjithësi duke theksuar se ata janë duke bërë një punë shumë të rëndësishme shoqërore dhe se në shumë raste me shkrimet e veta analitike dhe hulumtuese janë duke i kontribuar në informimin e opinionit për problemet dhe keqpërdorimet me të cilat po ballafaqohen shoqëritë tona.
Duke u drejtuar të pranishmëve drejtori i JTI për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, Sazan Alija, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e gazetarisë ekonomike dhe theksoi “se puna juaj është thelbësor në rritjen e transparencës së institucioneve shtetërore si dhe në krijimin e një konkurrence të ndershme për bizneset, në veçanti lidhur me “fiskalizimin” ose përpjekjet që bën shteti kundër evazionit fiskal në ekonomi”.
Ai theksoi se fiskalizimi” ashtu si dhe stabiliteti e parashikueshmëria e politikave të taksave përbëjnë një pjesë jetësore për sundimin e ligjit në ekonomi. Po kështu, vazhdoi ai këto sigurojnë të ardhurat bazë për buxhetin e shtetit, i mundësojnë investimet publike dhe shërbimet normale për pensionet, sigurimet dhe pagat e milionave qytetarëve.
Në këtë drejtim gazetarët ekonomik japin kontribut të çmueshëm dhe të pa zëvendësueshëm për ta bërë këtë proces transparent si dhe që të mbështetet e kuptohet nga të gjithë, vazhdoi ai.
Alija theksoi se përveç përkrahjes së çmimeve Vangjush Gambeta, JTI ka mbështetur veçanërisht gazetarinë ekonomike duke përkrahur dhe mundësuar pjesëmarrjen e tyre në Kongresin e Gazetarisë në Vjenë, Samiti i ministrave të financave, guvernatorëve të bankave qendrore dhe administratave tatimore në Malin e Zi dhe ngjarjet tjera, me një qëllim qartë – të rriten praktikat rajonale për mirë qeverisje, sundim të ligjit dhe ekonomi tregu të lirë.
Me këtë rast kryetari i UGSH Aleksander Çipa i ndau mirënjohje JTI partnerit tradicional i cili për 15 vite ka mundësuar konkursin për çmimin Vangjush Gambeta.
“Përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të JTI me UGSH është bërë i mundur inkurajimi për raportim cilësor dhe të thelluar në hapësirën mediatike shqiptare për çështje të ekonomisë”, thuhet në mirënjohjen e UGSH për JTI.
Kryetari i UGSH, Aleksander Çipa theksoi se duke i falënderuar JTI për të 15 herë janë duke u ndarë çmimet Vangjush Gambeta dhe se gjatë viteve në konkursin për çmime marrin pjesë edhe gazetarët nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriu.
Juria e Unionit të Gazetarëve Shqiptar ka ndarë dy çmime Karriera të cilat i kanë fituar: Elez Biberaj, ish drejtues i programit shqip të Zërit të Amerikës dhe Augustin Palokaj, korrespondent i Grupit Koha nga Brukseli.
Çmimet e konkursit “Vangjush Gambeta “2023 e kanë fituar Entela Bajramaj- Televizion-Shqipëri, Julian Hoxhaj, shtypin e shkruar/online, Zenel Miftari, Maqedoni e Veriut dhe Sanije Jusufi nga Grupi Koha.
Çmimi “Reporter i Vitit”i është ndar Osman Stafa, çmimi “Raportimi më i mirë i Vitit” Thimi Samarxhi dhe çmimi “Ismet Bellova” për gazetarinë sportive post mortum iu nda gazetarit të Radio Kosovës Milaim Krasniqi.