Ndahen çmimet Vangjush Gambeta për gazetarinë ekonomike
Sot në Prishtinë për të 16 herë janë ndarë çmimet “Vangjush Gambeta” për gazetarinë ekonomike.
Drejtori menaxhues i JTI -së për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut Sazan Alija tha se gazetarët e ekonomisë kanë dhënë kontribut të çmueshëm në informimin e drejtë dhe të pa anshëm për të gjitha çështjet ekonomike dhe në ketë mënyrë kanë kontribuar krijimit të kushteve të volitshme për të bërit biznes.
Ai vlerësoi se JTI është nga ato kompani që bëjnë biznes të drejtë, duke zbatuar gjithë rregullat dhe ligjet në fuqi; si ato të brendshme dhe ato të jashtme. “Kur flasim për biznesin dhe ambientin ku operojmë, një gjë është me rëndësi të madhe –parashikueshmëria e politikave të taksave e cila përbën një pjesë jetësore për sundimin e ligjit “ tha Alija.
Sipas tij për industrinë e duhanit, kalendari i akcizës është mekanizmi më efektiv për të kontrolluar tregtinë e paligjshme të produkteve të duhanit dhe i shërben qëllimit final të luftës kundër informalitetit. Shprehi pritjet që Qeveria e Kosovës të vazhdojë me praktikat e suksesshme të miratimit të një kalendari akcize të arsyeshëm, shumëvjeçar pasi është me të vërteti një mekanizëm për të siguruar stabilitetin e tregut të duhanit dhe të hyrat në buxhetin e shtetit. Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar Aleksander Çipa vlerësoi lartë kontributin e JTI-së në përkrahjen e kësaj ngjarje dhe përkrahjen që i është dhënë UGSH. Theksoi se kjo përkrahje ka kontribuar në rritjen e interesimit për gazetarinë ekonomike dhe përgjithësisht për gazetarinë. Juria e UGSH edhe ketë viti për raportimin më të mirë ekonomik në Shqipëri ia ndau çmimin gazetares Erblina Mile. Çmimin për gazetarin më të mirë ekonomik ne mediat e shkruara në Shqipëri iu nda gazetares Deada Hyka. Nga Kosova me çmimin për raportimin më të mirë ekonomik ne media online është shpërblyer gazetarja Arlinda Sejda, ndërsa nga Maqedonia e Veriut gazetari Destan Jonuzi. Gazetarët Glidona Daci dhe Freart Rista janë shpërblyer me çmimin raportimi më i mirë i vitit 2024. Gazetarët Rudina Gjunga dhe Qani Mehmeti (post mortum) janë nderuar me çmimin “karriera”. Çmimi “Ismet Bellova” për gazetari sportive i është ndarë gazetarit Shaban F. Sinani.