Ndahen gjashtë motokultivatorë për fermerët e komunës së Drenasit

22 korrik 2019 | 15:12

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me organizatën joqeveritare IADK, përkrahur GIZ-i gjerman, ka ndarë gjashtë motokultivatorë për përfituesit e projektit për bimë mjekësore aromatike.

Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim të si dhe në zgjerimin e sipërfaqeve të kultivuara me këto lloje të bimëve.

Gjithashtu, organizata IADK do t’i përkrahë fermerët me këshilla teorike dhe praktike. Me këtë rast, drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, ka falënderuar IADK-në për bashkëpunimin e vazhdueshëm në përkrahje të fermerëve të Komunës së Drenasit.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për t’u rikthyer në nivelet e dikurshme, atëherë kur duelonte…