Ndahen Kourtney Kardashian dhe Luka Sabbat
31 tetor 2018
| 11:32
Kourtney Kardashian dhe Luka Sabbat janë ndarë pas një lidhje disamujore. “Kourtney nuk po takohet më me Lukan. Ishte një lidhje e shkurtër simpatike për të, por jo ndonjë gjë e madhe”, ka thënë një burim për revistën “People”. Por Kardashian nuk është zemërthyer pas kësaj ndarje. “Ajo ka gjëra shumë më të rëndësishme për t’u fokusuar, si fëmijët e saj dhe puna. Kourtney po ia del mbanë shumë mirë. Ajo mezi po i pret pushimet”, ka thënë ky burim.