Ndahen mbi 2 milionë euro për 20 përqindëshin e punëtorëve të tjegullores ‘IMN Kosova’
19 nëntor 2019
| 16:49
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur të martën një seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë me shumicë votash është miratuar propozim-vendimi i ekzekutivit të Komunës së Prishtinës që ish-punëtorëve të tjegullores “IMN Kosova” t’ju ndahen 2 milionë e 321 mijë e 623 euro për pagesën e këstit të dytë për 20 përqindëshin e punëtorëve në llogari të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për shpronësimin e kësaj ndërmarrje.