Ndahen mbi 2 milionë euro për RTK-në
13 prill 2022
| 16:47
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka miratuar të mërkurën raportin e shpenzimeve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), për periudhën janar-mars 2022.
Me kërkesë të bordit të RTK-së komisioni ka miratuar programin e shpenzimeve në shumën prej 2 milionë e 240 mijë eurove, përkundër kritikave të deputetëve së pushtetit për mosrealizimin e planit të të hyrave nga marketingu.
Për raportin e shpenzimeve, drejtues të RTK-së kanë thënë se gjatë kësaj periudhe kanë shpenzuar 93 për qind të buxhetit total prej 2 milionë e 240 mijë eurosh.
Për paga dhe shtesa, shpenzimet janë 2 milionë e 177 mijë e 907 euro që përbën 92 për qind të pagesave të përgjithshme.