Ndahen mbi dy milionë euro për regjistrimin e popullsisë

21 shtator 2020 | 10:47

Qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi ka thënë se ky dokument krijon kosto shtesë buxhetore me mbi dy milionë.

“Është në pajtim me politikat qeveritare, ku përcaktohen objektiva me regjistrimin e popullsisë”.

“Agjencia e Statistikave ka paraqitur tri opsione. Sekretariati koordinues vlerëson se draft dokumenti është në përputhje me strukturat e paraparë, ku krijon kosto shtesë buxhetore mbi 2 milionë për vitin 2021/2023. Kjo kosto është e kërkuar për stafin që do të punojë”, ka thënë Krasniqi.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se nga 15 shtatori ka filluar punën në terren për pilot regjistrimin e popullsisë, ndërsa ky pilot projekt do të zgjasë deri më 14 tetor 2020.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe…