Ndahen Megi dhe Johni
31 tetor 2019
| 10:56
Pasi kaluan tetë vjet bashkë, Meg Ryan dhe John Mellencamp i dhanë fund fejesës së tyre. “Ajo kaloi mjaft dhe i dha fund fejesës”, ka treguar një burim për “Us Weekly” për aktoren 57-vjeçare.
“Ajo nuk ndien keqardhje”, vazhdoi më tej burimi. Meg kohët e fundit ka folur për jetën e saj të dashurisë dhe jo shumë kohë më parë ajo tha se po shpresonte të martohej së shpejti.
Çifti fillimisht njoftoi fejesën në nëntor të vitit 2018.