Ndahen mirënjohje për tatimpaguesit dhe eksportuesit e vitit

22 dhjetor 2017 | 13:48

Me rastin e 55-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) u janë ndarë mirënjohje tatimpaguesve dhe eksportuesve më të mëdhenj të Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, dhe drejtori i Doganës, Bahri Berisha.
Me këtë rast, kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, para biznesmenëve më të fuqishëm të vendit, ka thënë se përzgjedhja e tatimpaguesve dhe eksportuesve të vitit është bërë në bashkëpunim me ATK-në dhe Doganën e Kosovës.
Gërxhaliu ka thënë se bizneset e Kosovës janë kontribuuesit më të mëdhenj të zhvillimit dhe integrimit ekonomik të vendit.
Ndërkaq ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ndjehet i nderuar me prezencën e tij, pranë biznesmenëve më të njohur të vendit.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë nevojë për bizneset dhe se zhvillimi i bizneseve kontribuon në zhvillimin e vendit.

Tatimpaguesit dhe eksportuesit të cilëve u nda mirënjohje janë:

Tatimpaguesit e vitit 2017 janë:

1. “ELKOS” SH.P.K.
2. “Viva Fresh” Sh.p.k.
3. “BECHTEL ENKA-GP”
4. “IPKO Telecommunications” L.L.C.
5. “COCA-COLA HELLENIC BOTTLING COMPANY-KOSOVO L.L.C”
6. “SHARRCEM” SH.P.K.
7. “TEB” SH A
8. “ABI” SH.P.K
9. GNTC “GORENJE NITI-TIKI COMPANY” SH.A
10. “MERIDIAN EXPRESS” SH.P.K.
11. “FRUTEX” Sh.p.k.
12. “SOLE KOSOVA” Sh.p.k.
13. “AMERICAN HOSPITAL KOSOVA” SH.P.K.
14. Kompania e Sigurimeve “SCARDIAN” J.S.C.
15. “EUROLAB” SH.P.K.

Eksportuesit e vitit 2017 janë:

1. “NEWCO FERRONIKELI” COMPLEX L.L.C.
2. “KOSOVO ELEC SUPPLY COMPANY” JSC
3. “TREPÇA” – ndërmarrje në administrim
4. “REC KOS” SH.P.K.
5. “EX FIS” SH.P.K.
6. “KIVO” L.L.C.
7. “IMK-INDU META E KOSOVËS” SH.P.K.
8. “BIRRA PEJA” SH.A.
9. “INTER STEEL” SH.P.K.
10. “NDERIMI” SH.P.K.
11. “NEËKO BALKAN” L.L.C.
12. “FRUTEX” SH.P.K.
13. “ADI” SH.P.K.
14. “G PLUS” SH.P.K.
15. “DEVOLLI CORPORATION” SH.P.K.
16. “AVATAR” SH.P.K.
17. “PRO CREDIT BANK” SH.A
18. “M & SILLOSI” SH.P.K.
19. “LISI F” SH.P.K.
20. “ELKOS’” SH.P.K.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njoftoi opinionin e gjerë publik…