Ndahen mirënjohje për vullnetarët e vitit

16 dhjetor 2020 | 13:45

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi së bashku me shefin e UNICEF-it në Kosovë Murat Sahin, kanë ndarë mirënjohje për vullnetarët e vitit.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi u shpreh e lumtur që së bashku me shefin e zyrës së UNICEF-it Murat Sahin po ndajnë mirënjohje për vullnetarët e vitit, raporton “Epoka e re”.

Ajo gjithashtu tha se me UNICEF-in ka një bashkëpunim të shkëlqyer dhe e falënderoi Sahinin që po i ndihmon të rinjtë me anë të programeve të shkëlqyera të cilat i dedikohen rinisë së vendit tonë.

“Sot është ditë e veçantë sepse ju kemi juve vullnetarët këtu. Për të pasur emrin vullnetar është një humanitet i cili buron nga shpirti për t’i ndihmuar të tjerët. Kosova së bashku me UNICEF-in dhe organizatat e tjera e ka instaluar me udhëzim administrativ këtë rregull për shpërblimin e punës tuaj. Shpërblimi është mbase vetëm një kujdes ndaj punës tuaj por shpirti dhe humanizmi që e tregoni dhe e shpërfaqni ndaj njerëzve që kanë nevojë e sidomos këtë vit në këtë kohë pandemie kur jeni angazhuar për t’i ndihmuar të tjerët kjo do të thotë shume për ju”, ka thënë Dumoshi.

Image preview

Ministrja Dumoshi i inkurajoi të rinjtë që të bëjnë punë vullnetare dhe tha se e ka nënshkruar projektligjin për rini dhe se beson që ky ligj do të kalojë në Qeveri dhe pastaj edhe në Kuvend dhe me anë të tij puna vullnetare do të njihet si përvojë e punës.

Ndërkaq shefi i UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin e ka përgëzuar ministren Dumoshi për punën dhe angazhimin e saj në fushën e rinisë.

Ai tha se kanë të regjistruar 10 mijë vullnetarë, duke shquar se rinia duhet të jetë lidere për të bërë ndryshime në shoqëri.

Vullnetarëve që u ndanë mirënjohje janë: Elsa Haxhija, Lea Noberdaliu, Anida Gjurgjiali, Agon Goqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
As sot nuk ka kaluar në parim projektbuxheti për vitin…