Ndahen mjetet për ngritjen e shtatores së Fadil Vokrrit
03 shkurt 2019
| 01:26
Deputetit Bekim Haxhiu, iu miratua propozimi i amandamentit të 137 për ngritjen e shtatores së Fadil Vokrrit, me 47 vota pro dhe 12 kundër.
“Ngritja e shtatores së Fadil Vokrri një projekt duhet të ndërtohet. Kërkoj votën tuaj, ngritja e kësaj shtatore shkon në 200 mijë euro”, tha Haxhiu.
Ky amandament i takon Projektligjit për ndarjen buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.