
Ndahen një milion e pesëqind mijë euro për Fondin për Garanci Kreditore
12 shkurt 2021
| 18:55
Me kërkesën e Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese\elektronike, e 64-ta me radhë, në të cilën janë miratuar katër vendime.
Vendimi i parë që ka marrë miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme ishte për ndarjen e mjeteve financiare për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore. Një milion e pesëqind mijë euro (1,500,000) janë ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbulimin e kostos së tarifës së Fondit për Garanci Kreditore. Këto mjete janë marrë nga “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”, raporton “Epoka e re”.