Ndahen paratë për punëtorët e 11 ndërmarrjeve të privatizuara
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka vendosur që t’i aprovojë raportet e shpërndarjes të fondeve të përkohshme të likuidimit për kreditorët e njëmbëdhjetë ndërmarrjeve shoqërore.
Pas kompletimit të dokumentacionit dhe kontrollimit të llogarive bankare të kreditorëve dhe ish-punëtorëve do të ekzekutohen pagesat në Bankën Qendrore në vlerë prej 501,258.78 euro për të gjithë 482 kreditorët e ligjshëm nga këto ndërmarrje shoqërore në likuidim.
Ndërmarrjet për të cilat ka vendosur bordi janë: GJI021 KB Shillova me seli në fshatin Shillovë Komuna e Gjilanit, GJI103 NShT Mlladost me seli në Shtërpcë, GJI135 KB Komogllava me seli në Komogllavë -Komuna e Ferizajt, GJI153 KB Luboteni me seli në Ferizaj, MIT042 NShT Çyçavica me seli në Vushtrri, MIT051 Univerzal me seli në Leposaviq, PRN058 Farmed – Prishtinë, PRN061 Kosova Hidroteknika -Prishtinë, PRN143 KB Fryti me seli në Babush të Muhaxherëve – Lipjan, PRN165 KB Gllogovci me seli në Drenas dhe PRZ012 NSh 18 Nëntori me seli në Rahovec.
Që nga fillimi procesit të likuidimit deri më tani ky bord ka aprovuar 172 raporte të shpërndarjes së parakohshme/përfundimtare për 172 ndërmarrje shoqërore në likuidim.
Shuma e fondeve të miratuara nga Bordi Agjencisë deri me tani për shpërndarje te kreditorët e ligjshëm që nga fillimi i procesit të likuidimit ka arritur vlerën prej 24,784,057.36 euro.
/Epoka e re/