Ndahet Çmimi “Din Mehmeti” nga Universiteti i Gjakovēs
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në praninë e Komisionit profesional të UGJFA-së, i ndau çmimin “Din Mehmeti” profesorit të letërsisë shqipe Anton Nikë Berishës, për librin “Qenësia e kumtit poetik. Libri i parathënieve 2”. Prof. Dr. Anton Nikë Berisha, mbi njëzet e tri vjet punoi profesor në Universitetin e Kalabrisë (Itali).
Rektori Nimani i shprehu mirënjohje dhe falënderim profesorit Berisha për kontributin dhe punën e tij të çmuar në fushën e letërsisë dhe të arsimit si dhe për librat që me këtë rast profesori ia dhuroi Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”
Fituesi i çmimit Prof. Dr. Anton Nikë Berisha e përgëzoi rektorin Nimani për punën e rëndësishme të UGJFA-së në edukimin e brezave të rinj dhe ndihet i nderuar dhe falënderues që Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” e vlerësoi veprën e tij “Qenësia e kumtit poetik” me shpërblimin “Din Mehmeti”.
Çmimi “Din Mehmeti” ndahet për ndihmesën në zhvillimin dhe ngritjen e mendimit teorik dhe kritik të letërsisë.
Ky çmim i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” do të jetë tradicional dhe do të jepet çdo vit.