Ndahet mirënjohja “Ora e presidentit 2018” për veprimtarin Hebib Shehu
10 gusht 2018
| 14:17
Nën organizimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është ndarë mirënjohja “Ora e presidentit 2018” për veprimtarin e kamotshëm të LDK-së, Hebib Shehu.
Nënkryetari i LDK-së, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, u uroi mirëseardhje të gjithëve të pranishmëve, duke theksuar rëndësinë e këtij çmimi shumë domethënës dhe tradicional që për çdo vit i jepet personaliteteve të ndryshme të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për LDK-në dhe vendin tonë.
“Z. Hebibit i dëshiroj shëndet, jetë sa më shumë dhe të vazhdojë në mesin tonë, sepse kemi nevojë ende për këtë gjeneratë, për këshillat dhe punën e tyre”, ka deklaruar Veliu.