Ndahet nga jeta afaristi nga Vërmica e Prizrenit, Izer Pulaj
04 nëntor 2023
| 01:58
Ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare afarisiti i njohur nga fshati Vërmicë e Prizrenit, themeluesi i kompanisë “Lakeside”, Izer Pulaj.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi mortor.
Pulaj u shqua për punën dhe kontributin e dhënë që nga rinia e hershme. Dha kontribut duke financuar shumë projekte në të mirën e fshatit.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e shtunë, në ora 15:00, me namazinn e Ikindisë në fshatin e etij të lindjes në Vërmicë.