Ndahet nga jeta Agron Sedllari, ish-gazetari i Radiotelevizionit të Prishtinës
Agron Sedllari, ish-gazetari i Radiotelevizioni i Prishtinës, ka vdekur në orët e hershmë të mëngjesit (25 gusht) në Lozanë të Zvicrës.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmërojmë familjarët, farefisin, miqtë, shokët e shoqet dhe ish-koleget dhe kolegët e të ndjerit (RTP/RTK), se sot më 25 gusht, në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë në Lausannë të Zvicrës, më i dashuri ynë – vëllai, babai e gjyshi Agron Sedllari”, është thënë në njoftimin mortor të familjes Sedllari.
Ndër tjera është thënë se ai i lartë përlotur, por krenarë “që patëm një baba, vëlla e familjarë të dashur e bujar – i cili na fisnikëroi çdo ditë t`jetës – me kulturën dhe dijet e tij, duke mbjell ndër ne dashurinë e pakufishme për familje dhe atdhe”.
Po ashtu në njoftim është thënë: “Varrimi: Për ditën dhe orën e varrimit, sikurse edhe për të pamën, familja do t’njoftojë me kohë, pasi t’jetë konfirmuar nga aviacioni, dita dhe koha e arritjes në Prishtinë”.