Ndahet nga jeta aktori i njohur i filmit “Rocky”, Carl Weathers

05 shkurt 2024 | 11:53

Carl Weathers, aktori që u bë i famshëm për rolet e tij në filmat e serialeve “Rocky”, “Predator” dhe serialit “The Mandalorian”, vdiq më 1 shkurt në moshën 76 vjeç.

Sipas një deklarate nga familja e tij, e cila u raportua për Variety, ai vdiq në gjumë.

“Përmes kontributit të tij në film, televizion, art dhe sport, ai la gjurmë të pashlyeshme dhe u njoh në mbarë botën dhe midis brezave të ndryshëm. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur”, tha familja në nje deklaratë.

Weathers luajti boksierin Apollo Creed në filmat ‘Rock’y, me Sylvester Stallone, duke filluar me origjinalin e vitit 1976. Ai luajti me Arnold Schwarzenegger në “Predator” nga viti 1987, dhe vitet e fundit ai luajti Griff Karga në serialin “The Mandalorian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Massimiliano Allegri pas humbjes që Juventusi e pësoi nga Interi…