NDAHET NGA JETA ALBAN BUJARI, AUTORI I FOTOGRAFISË HISTORIKE NË MES TË ALI AHMETIT, ARBËR XHAFERIT DHE IMER IMERIT

01 mars 2025 | 12:44

Fotoja nga takimi në Selinë alternative të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së në Prizren, në mes të Kryekomandantit të UÇK-së Ali Ahmeti, të Kryetarit të PDSH-së Arber Xhaferi dhe të Kryetarit të PPD-së Imer Imeri, mbetet një nga fotot e takimit të madh historik dhe me porosi të qartë pajtimi e uniteti politiko-ushtarak kombëtar, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut!

Autori i kësaj fotografije historike e me vlera të mëdha luftarake e ushtarako-kombëtare, Alban Bujari, ka mbyllur sytë të Enjten më 27 Shkurt 2025!

Alban Bujari do të kujtohet për shumë foto të veçanta e me vlera të larta për historinë e lavdishme të luftës për liri e çlirim të popullit shqiptar të Kosovës kundër Serbisë pushtuese në përgjithësi, por edhe të fotografisë tanimë historike në mes të Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, Arber Xhaferi dhe Imer Imeri!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 28 Shkurt 2025!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda…