
Ndahet nga jeta artisti Gaqo Çako
02 gusht 2018
| 08:03
Artisti i madh Gaqo Çako u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Ai ishte një nga emrat e mëdhenj të Panteonit të muzikës shqiptare.
Në vitet 1957-1961 studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës dhe pas kthimit në Shqipëri u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.