NDAHET NGA JETA BABAI I NUSRET PLLANËS

30 shtator 2021 | 10:49

30 shtatori 2021, shënon datën kur nga një sëmundje e rëndë, në moshën 87 vjeqare, pushon së rrahuri zemra e Ramadan Pllanës, Babait të atdhetarit e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, luftëtarit të lavdishëm çlirimtar, folsit historik e legjendar të radios së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kosova e Lirë Nusret Pllana!

Baballarët e Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, te plagosurve te lirise e invalideve te veprimtarise kombetare e aktiviteteve atdhetare e te luftes se armatosur çlirimtare, jane te pavdekshem dhe meritojne nderime te medha e te pafund, sepse Ata mbi supet e tyre barten pergjegjesi te medha, halle e derte te panumerta, dhe kurre nuk u gjunjezuan, por qendruan te pathyeshem dhe u bene krah i madh i djemeve e vajzave te tyre!
Në mesin e këtyre baballarëve të mëdhenj, hyn edhe Axha Ramadan Pllana, Babai i ikonës së luftës për liri dhe kundër territ informativ të Serbisë pushtuese, i madhi Nusret Pllana!
I dashur dhe shumë i nderuar shoku e bashkëluftëtari ynë i madh Nusret Pllana, të shprehim ngushëllimet e thella dhe ndajmë dhembjen me Ty e me gjithë familjen Pllana!

Qendro e bëhu i fortë, ktheje dhembjen në forcë, tregoju miqëve e armiqëve, se Ti je i madh dhe i pagjunjëzuar!

Me dhembje,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Shtator 2021

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregtia dhe ndërtimtaria kanë shënuar rritjen më të madhe gjatë…