Ndahet nga jeta Dr. Sherif Krasniqi, specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme
05 shkurt 2024
| 11:45
Dr. Sherif Krasniqi ka dhënë provimet e parapara për të mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në degën Mjekësi e Përgjithshme, në Universitetin e Kosovës. Ndërsa provimin specialistik për Kirurgji të përgjithshme e kreu në institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë, në vitin 2004.
Është i njohur për kontributin e tij të madh në shërimin e ushtarëve dhe civilëve të luftës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si dhe ka kontribuar në shërimin e ushtarëve nga krismat e para në rajonin e Vrrinit të Prizrenit.
Dr. Krasniqi u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, në lëmine përkatëse.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.