Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në botë, ajo jetoi plot 127 vite

30 janar 2020 | 00:24

 Ka ndërruar jetë gruaja më e vjetër në botë Fotima Mirzokulova.

Ajo lindi në 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit. Zonja Mirzokulova ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër. Ajo u varros në qytetin Dakhana në veri të vendit, në afërsi të kufirit me Uzbekistanin.

lg.php.gif

Mediat lokale shkruajnë se e ndjera e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj duke punuar në kolkoz (një fermë kolektive, e ngjashme me koperativat e vendit tonë gjatë periudhës së komunizmit), duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën. Kujtojmë që gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122 vjeçare në gusht të 1997.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rahoveci e ka mundur Bashkimin me rezultat 101:81 (23:24, 30:23,…