Ndahet nga jeta ikona e modës, Karl Lagerfeld
19 shkurt 2019
| 14:02
Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris, shkruan BBC.
Stilisti gjerman që krijoi shtëpinë e modës ‘Chanel’ ishte një nga figurat më të pandryshuara e më produktivë në industrinë e modës.
Lagerfeld, gjithashtu krijoi edhe markën e famshme të rrobave ‘Fendi’.
Stilisti i famshëm 85 vjecar kohët e fundit ishte i sëmurë dhe nuk kishte marrë pjesë në shumë sfilita mode./tch/