Ndahet nga jeta ish-CEO e YouTube
Susan Wojcicki, ish-CEO e YouTube dhe një nga punonjëset e para të Google, ka vdekur në moshën 56-vjeçare pas dy vitesh jetë me kancer.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Dennis Troper, shkruan the Guardian.
Në një postim në Facebook ai tha: “Me pikëllim të thellë ndaj lajmin për ndarjen nga jeta të Susan Wojcicki. Gruaja ime e dashur prej 26 vitesh dhe nëna e pesë fëmijëve tanë na la sot pas dy vitesh jetese me kancer të mushkërive”.
Ndërkohë, shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, shkroi: “Jam i pikëlluar nga humbja e shoqes sime të dashur Susan Wojcicki pas dy vitesh jetese me kancer. Ajo është po aq thelbësore në historinë e Google si çdokush tjetër dhe është e vështirë të imagjinohet bota pa të”.
Ndryshe, Wojcicki, një nga gratë më të shquara në teknologji, u largua nga roli i saj në YouTube në vitin 2023, një pozicion që e mbajti për nëntë vjet, duke thënë se donte të “fillonte një kapitull të ri të fokusuar në familjen, shëndetin dhe projektet personale”.
“Është një nga vendimet më të mira të jetës sime”, tha Wojcicki kur njoftoi largimin e saj.
Ajo më parë ishte zëvendëspresidente e lartë për produktet e reklamave në Google dhe u bë CEO e YouTube në vitin 2014.
Përpara Google, Wojcicki punonte në Intel dhe Bain & Company.