Ndahet nga jeta ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i PS, Andis Harasani

09 mars 2025 | 20:31

Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe deputet i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Lajmin e ka shpërndarë në rrjete sociale një mik i tij Agim Muco, i cili shkruan: “Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti.”

Andis Harasani, u larguar nga politika në vitin 2013 kur Edi Rama erdhi në pushtet dhe jetoi në SHBA, ku u zhvendos me familjen e tij. Megjithatë, nuk ju larguar jetës publike, duke qenë prezent në rrjete sociale si një kritik i ashpër i Ramës dhe PS-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm i rëndë nga ndodh në familjen Saraqini. Familjari…