Ndahet nga jeta ish-ministri Kosta Barka
Ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha, Kosta Barka është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti demokrat Tritan Shehu.
“Kosta Barka nuk është me midis nesh! Humbëm të gjithë se bashku një njeri me cilësi, karakter, vlera të veçanta. Humbëm një mik të pa zëvendësueshëm. Një shtetar, deputet e ministër me ndershmëri të rrallë! Një politikan konsekuent, me principe e parime të qarta e të pa lëkundshme. Një demokrat të orëve të para, simbol i qëndresës e vizionit progresiv. Nuk e humbi vetëm Dropulli, as vetëm Gjirokastra… E humbi PD e gjitha. E humbëm të gjithë! Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, të afërmve e komunitetit të tij, të gjithëve! Ta kujtojmë gjithmonë ashtu si ishte!”, thuhet në mesazhin e Shehut.