Ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac
26 shtator 2019
| 12:18
Është ndarë nga jeta ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac.
Lajmin e ka konfirmuar “BBC”. Ish-presidenti Chirac ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.
Ai shërbeu në dy mandate si president i Francës dhe ishte ai që futi në përdorim në vend monedhën euro.
Një nga reformat e tij kryesore politike ishte shkurtimi i mandatit presidencial nga shtatë në pesë vjet.
Emri i tij u përfshi në disa skandale korrupsioni disa vite pasi kishte lënë postin e presidentit.
Kur NATO-ja ka nisur bombardimet në caqet e ish-Jugosllavisë më 1999, për të ndalur dhunën në Kosovë, Chirac ka thënë se sulmet ajrore kanë nisur për të mbrojtur “paqen në tokën tonë, paqen në Evropë”.