
Ndahet nga jeta ish-presidenti i FSHF-së
Futbolli shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, ish-presidenti i FSHF-së, Miço Papadhopuli. Ai konsiderohet si një prej lojtarëve më të mire të historisë së Partizanit dhe futbollit shqiptar.
Papadhopulli ishte pjesë e skuadrës së Partizanit gjatë periudhës së suksesshme në vitet 1950 – 1960, duke arkivuar me të kuqtë si mbrojtës, 6 tituj Kampion të Shqipërisë 1975, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964. Përgjatë kësaj periudhe Miço Papadhopuli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te skuadra e Partizanit.
Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe ai fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë (1958) dhe në Hanoi të Vietnamit (1963).
Papadhopuli pati mundesinë që në karrieren e gjatë futbollistike t’i provojë të gjitha, nga të rinjtë, tek Partizani, Kombëtarja, shef teknik i Federatës, përgjegjës i sektorit të futbollit të federatës, president i Federatës (1998-2002). Ai u vlerësua me titujt Mjeshtër i Madh, Mjeshtër i merituar sporti, si dhe President Nderi i Federatës.
“Daja” siç e njohin të gjithë, ishte një njeri i qeshur dhe shumë human, teksa kontributet e tij në futbollin shqiptar janë të paçmueshme!
Homazhet në nder të ish-Presidentit të FSHF-së , do të zhvillohen tek Muzeu Kombëtar, ditën e sotme nga ora 12:00 deri në orën 15:00.