Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së, Heset Loku

13 korrik 2022 | 21:17

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heset Loku nga Kaçaniku.

I ndjeri ka qenë ish-ushtar i UÇK-së, themelues i Partisë Demokratike të Kosovës, nënkryetar i komunës së Kaçanikut, si dhe ish-drejtor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si dhe në burgun për të mitur në Lipjan.

Për vdekjen e tij ka bërë të dituar kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi përmes llogarisë së vet në “Facebook”.

“Qenka ndarë nga jeta ish-Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Heset Loku.

Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa pas lufte ishte në shërbim të qytetarëve si Nënkryetar i Komunës së Kaçanikut.

Ngushëllime më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut.

Shpirti i tij, pushoftë në paqen e paskajme”, thuhet në njoftimin e kryetarit Ilazi.

Njoftim për Mbledhje Komemorative

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish Nënkryetarit të Komunës së Kaçanikut Heset Loku, në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës Besim Ilazi, organizohet mbledhje komemorative.

Datë: 14 korrik 2022

Vendi: Salla e Kuvendit Komunal

Ora: 10:00

Ngushëllime të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëpunëtorët komunal si dhe për të gjithë qytetarët e Komunës së Kaçanikut.

Pushoftë në paqe shpirti i tij

Me respekt Kryetari Besim Ilazi

/Epoka e re/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka refuzuar të njohë pasaportat e reja ruse…